‘Më ndiqte një fuoristradë që nga Devolli…’ çfarë rrëfeu shoferi i pabindur në polici/ Foto e te ndaluarit

Kronike Lajme

Ai është vënë në prangat e policisë pas aksidentit të mëngjesit të sotëm, raporton korespondentja e Panorama.

I riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe arriti të kalonte 7 postblloqe, por që më pas u bë shkak i një aksidenti me 5 të plagosur në Krastë.

“News 24” raporton se ka dyshime që në mjetin e Shehut, mund të ketë pasur lëndë narkotike dhe armë, të cilat ka arritur t’i fshehë gjatë kohës që i ka ikur postblloqeve policore.

Adrilent Sheu 27-vjeç ka rrëfyer edhe versionin e tij para oficerëve të policisë duke thënë se shkak i largimit të tij me shpejtësi ishte bërë pas siç pretendon 27-vjeçari po ndiqej nga një makinë.

Sipas tij një fuoristradë i ishte vënë nga pas që në Devoll duke e detyruar të largohej me shpejtësi dhe rrjedhimisht nuk i ndaloi postblloqeve të policisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *