Media shqiptare në zi, humb jetën pronari i Fax News

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ka ndërruar jetë në Turqi themeluesi i Fax News, Kasem Hysenbelliu. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital atje për shkak të koronavirusit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’ia dalë.

Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu përmes një postimi në Facebook. “Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtoj me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.

Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.

Dhjetëra qindra mesazhe drejtues të shtetit, përfaqësues të mediave kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë ndarje të parakohshme, të Kasem Hysenbelliut, i cili është vëllai i Irfan Hysenbelliut, një nga pronarët të fuqishëm mediatik në Shqipëri, si Panorama Group dhe News 24.

Agjencia Gjurma i shpreh ngushëllimet familjes Hysenbelliu për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë. Bota e medias shqiptare humbi një përfaqesues të guximshëm që krijoi një media të re në këto të veshtire për gazetarinë shqiptare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *