Mediat greke: Ja përse u shty vizita Tsipras me 8 prill në Tiranë

Kryesore
Mediat greke shkruajnë sot se arsyeja e shtyrjes së takimit mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tspiras mund të lidhet me viziten e papritur qe zhvilloi kryeministri shqiptar ne Turqi, ku u takua me presidentin turk Erdogan.
Takimi i 8 prillit eshte shtyre dhe kjo mendohet se eshte arsyeja qe ka detyruar Athinen te mbaje pezull ballafaqimin ne Tirane mes Tsipras dhe Rames.
Sipas mediave greke takimi është anuluar nga kryeministri Edi Rama, dhe pas kësaj lëvizje qëndron presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Edi Rama javën e kaluar, pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Stamboll, ku u takua me Erdogan. Me sa duket ai donte ta informonte për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke, veçanërisht çështja e detit. Sipas burimeve shqiptare, Erdogan e ka këshilluar Ramën të bllokojë marrëveshjen me Greqinë”, shkruan Himara.gr.

Sipas Himara.gr, pasi Rama është kthyer nga Turqi ka udhëzuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin për të shtyrë këtë takim.

“Para vizitës së Ramës në Stamboll, të gjithë dukeshin të bindur se marrëveshja për kufirin detar ishte “fakt i kryer”. Por pas vizitës së tij në Stamboll dhe një takimi privat me Erdogan, Rama më shumë dhe më pak Bushati sugjerojnë se marrëveshja nuk mund të pagëzohej gjatë Pashkëve në Korçë, gjatë takimit të planifikuar Tsipra- Rama”,-theksohet më tej në shkrim.

Në fund të shkrimit, ‘Himara.gr’, thotë se Athina është e shqetësuar për lëvizjen e fundit të Ramës, ndërsa shton, se pas kësaj negociatat janë të ngrira.

https://himara.gr/epikairotita/7327-akyrvthike-i-sinathsh-sthn-koritsa-ston-aera-i-simfwnia-methn-aoz

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *