Mega aksioni i policisë/ Emrat e 22 të arrestuarve nga policia

Ekonomi Lajme

Të tjera detaje dalin në dritë nga megaaksioni i policisë, që çoi në shoqërimin e 40 personave pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se kryesisht të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por dhe ndërtues, të cilët dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

“Prokuroria e Tiranës ka firmosur urdhrat e parë të ndalimit, lidhur me pasojat e ardhura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Burime zyrtare thanë se janë firmosur 40 urdhër-ndalime, ndërsa aktualisht po zhvillohet ende aksioni në këto momente. Në mesin e të ndaluarave është Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës. Burime zyrtare nga prokuroria thanë se zyrtarët dhe ish-zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre për ato godina që kanë pësuar dëmtime të rënda. Janë ndaluar dhe disa ndërtues. Emrat nuk janë bërë të ditura publikisht, pasi aksioni po vijon në këto momente. Fillimisht ishte prokuroria e Durrësit që ngriti akuza ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve pas dëmeve nga tërmeti. Ata akuzohen jo vetëm për falsifikimin e dokumenteve, por ka pasur dhe raste të ndërhyrjeve në strukturë në këto godina.”, tha Lala në lidhjen telefonike.

Emra e disa prej të ndaluarve

1-Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

2-Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

3-Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

4-Stela Maze, arkitekte

5-Anila Harxhi, arkitekte

6-Merita Kushi

7-Bukurije Halili

8-Ali Dyrmishi

9-Vjollca Hoxholli

10-Gerti Çalliku

11-Jani Ikonomi

12-Qirjako Gjergo

13-Naim Shehi

14-Ermir Çina

15-Adhurim Qehajaj

16-Gëzim Shkalla

17-Pëllumb Fortuzi

18-Xhevahir Doda

19-Reis Muça

20-Hekri Disha

21-Agim Eski

22-Faik Fejzo

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *