Memaliaj, denoncoi parcelat me kanabis vritet informatori i policisë (Foto)

Kronike Kryesore Lajme

Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rabije të Memaliajt dhe sipas policisë viktima është shtetasi Alket Muhaj.

Mësohet  43-vjeçari ka pasur shenja dhune në kokë dhe trup. Ndërsa nuk dihen ende arsyet e vrasjes se 43-vjeçart dhe nuk ka ende nje autor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe policia po punon për zbardhjen e  ngjarjes. Gjithashtu mësohet se viktima ka qenë i dënuar më parë. Sipas Panorama ai kishte njoftuar policine ne Tirane per parcelat me kanabis, pasi nuk kishte besim te policia lokale. Me kater shtator pas njoftimit te marre nga informatori eshte kryer nderhyrja ne zonen e Tepelenes ku jane sekuestruar dhe asgjesuar mbi 4 mije rrenje kanabis

Njoftimi i Policisë

Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Alket Muho

 

Fotografia e Alket Muho

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *