Merkato e bujshme, Ronaldo te Juve, Nejmar te Reali i Madridit?

Botë Kryesore Sport

Kristiano Ronaldo mund të jetë pjesë e Juventusit. Ulja e çmimit të të sulmuesit portugez, të klauzolës prej 120 milionë paund nga Reali i Madridit, ka rritur shpresat e kampionëve italianë për të rrëmbyer 33-vjeçarin.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, së fundmi ka realizuar që Vecino, t’i ikë Interit, e të kalojë te Juventusi. Urugujani ishte i huazuar nga Valencia te klubit zikaltër.  Kjo tratativë ka ndezur shpresat për të rrëmbyer edhe CR7.

Por problem jo i vogël mbetet paga, pasi Ronaldo, sipas medieve italiane, kërkon 40 milionë euro në sezon. Një shifër jo e vogël për t’u paguar. Ndërsa Juve po mendon të bëjë planet për të shitur disa lojtarë për të krijuar një buxhet për Ronaldon. Ndërkohë sulmuesi  Manzukiç pritet t’i thojë lamtumirë torinezëve. Kroati  po kërkohet Mançester United.

Ronaldo mësohet se ka refuzuar kontratën e re me Realin, zërat thonë se ka kërkuar 50 milionë euro si kontratë për sezon, e kjo me qëllimin për të kaluar Messin për sa i përket pagesës te Barcelona.

Nejmar, te Reali?

Reali i Madridit, pas krisjes së marrëdhënieve me Ronaldon, që pas fitimit të Champions League, ka nisur planet për të marrë një emër big në ekip, një lojtar që do të shërbejë si lider për disa vite. E ai është pikërisht braziliani Nejmar. Sipas medieve britanike, Reali do të ofrojë shumën e 275 milionë paund  për transferimin e ylli brazilian.

Ai ishte planifikuar që të transferohej që në sezonin e shkuar te madrilenët, por Barcelona preferoi që t’ja shiste PSG.

Klubi parisien ndërkohë që është i bindur se Nejmar nuk do të largohet, madje drejtori ekzekutiv i PSG-së kishte deklaruar se me 2000 % ylli brazilian nuk do të largohet nga Parisi.

Me mbylljen e Botërorit pritet të dalin më tepër zhvillime në lidhje me këto transferime, të cilat do të përbëjnë bujë të madhe, nëse Ronaldo shkon në Itali, e tjetra nëse Nejmar kalon të armiqtë e katalanasve ku ka luajtur, Reali i Madridit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *