Merkel dridhet përsëri/ Kancelarja: Jam mirë, s’ka arsye për tu shqetësuar

Botë Kryesore Rrotull

Kancelarja gjermane ka rindezur debatet për shëndetin e saj, pasi u pa sërish të dridhej në një event publik, incidenti i tretë i tillë, në më pak se një muaj.

64 vjecarja u takua me Kryeministrin e ri finlandez, Antti Rinne, në Berlin, të mërkurën, kur ajo u duk se dridhej në mënyrë të pakontrollueshme.

Ky është incidenti i tretë i ngjashëm, në më pak se një muaj, për lideren gjermane.

Herën e parë, në mes të qershorit, rasti ndodhi gjatë një takimi me Presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, por ekipi i Merkelit siguroi të interesuarit, se ajo thjeshtë ishte pak e dehidratuar dhe se e kish marrë veten pasi kish pirë një gotë me ujë.

Sidoqoftë, ajo rindezi shqetësimet pak javë më vonë, në një tjetër event publik në Berlin.

Të mërkurën, zëdhënësi i Merkelit insistoi se Kancelarja ishte mirë, duke përsëritur të njëjtin shpjegim me disa javë më herët. Dhe vetë Kancelarja po ashtu.

Kancelarja Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbëngul se ajo ndihet mirë pavarësisht se përjetoi sërish, por për një kohë të shkurtër, dridhje të trupit gjatë një paraqitjeje publike të saj. Të mërkurën zonja Merkel nisi të dridhej gjatë një pritjeje të zhvilluar në Berlin për Kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Mittwoch, 10. Juli 2019

“Unë jam mirë, ashtu sic kam thënë edhe disa ditë më parë. Jam ende në një fazë rimëkëmbjeje fizike pas eksperiencës që pata gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit Zelenski dhe gjendja nuk ka kaluar por është përmirësuar ndjeshëm. Unë ndjehem shumë mirë dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar”, është shprehur Merkel.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *