Merkel-Ramës: Mbështesim Shqipërinë, por plotësoni disa kushte deri në qershor

Politikë shtojca

Gjurma 25/04/2018

‘Gjermani vlerëson reformat dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por për hapjen e negociatave duhet të pltoësoni edhe disa kushte deri në qershor’. Ky ishte mesazhi i kancelares Angela Merkel gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama mesditën e sotme në Berlin.

Takimi Rama-Merkel zgjati 90 minuta, ndërsa para tij u zhvillua konferenca për mediat, ku kancelarja gjermane vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria. Merkel deklaroi se në javët në vazhdim Gjermania do të japë vendimin e saj për Shqipërinë nëse është pro apo kundër hapjes së negociatave në qershor.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane për të qenë anëtar të Bashkimit Evropian. Komisioni propozoi më 17 prill që negociatat e pranimit me Shqipërinë të mund të hapen. Ne do ta diskutojmë atë në Këshillin Evropian në fund të qershorit.

Ekzistojnë një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Ne do të japim opinionin tonë përfundimtar gjatë disa javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm dhe gjithashtu ta diskutojmë këtë me homologët tanë evropianë.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua, për të parë nga vetë kryeministri se si ai e sheh zbatimin e kushteve, dhe se si ne mund të vazhdojë të mbështesim Shqipërinë në reformat; sepse ne e kemi bërë gjithmonë atë dhe dëshirojmë ta bëjmë përsëri. Më lejoni të them në mënyrë eksplicite se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim.

Angela Merkel

Një ditë më parë Rama takoi në Tiranë presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili u shpreh se është optimist për vendimmarrjen e qeverisë së vendeve anëtare të BE dhe Parlamentit Europian në muajin qershor.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mesditë në Bundestagun gjerman, shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Rama është pritur në hyrje të Bundestagut nga Presidentit i Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble, ndërsa pritet të takohet dhe me kancelaren Angela Merkel, në kuadër të negociatave me BE. “Në Bundestag me Presidentin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble”, shkruan Rama në ‘Facebook’, shoqëruar me video.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *