Merr fund enigma, ja ku do t’i shikoni Kimikatin, Erion Isain e Bes Kallakun sezonin e ri

Kulturë Showbiz

Enigma mori fund. Pas shumë aludimeve për Besin dhe Erionin, dy aktorët dhe bashkë me ta, edhe Olsi Bylyku, i njohur nga të gjithë si Kimikati, do t’i bashkohen programit të së dielës “E diela shqiptare”.

Ka qenë Erion Isai i cili ka zbuluar i pari se ku do ta shohim sezonin e ri së bashku me Bes Kallakun. Edhe ky i fundit ka postuar një foto në Instagram.

“Se na çmendët…” është statusi me të cilin e shoqëron foton e tij Erion Isai. Siç është mëse e qartë tashmë, tre aktorët do t’i bashkohen Arditit çdo javë, ndoshta në një rubrikë të veçantë humori. Balkanweb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *