Merr me qira furgonin, shqiptari kapet me 300 mijë euro drogë

Kronike Lajme

Një sasi prej 50 kg drogë marijuanë e fshehur brenda një furgoni frigoriferik të marrë me qira është sekuestruar nga policia italiane në Catania.

Në pranga ka përfunduar një 29 vjeçar shqiptar, Ervis Ismailaj, drejtuesi i mjetit. I marrë fillimisht në pyetje nga financierët, ai ka treguar shenja të qarta nervozizmi.

Kontrollet e mëtejshme në pjesën e pasme të furgonit bënë të mundur gjetjen e sasisë së drogës të ndarë në 5 qese. Lënda narkotike dyshohet se do të shitej tek konsumatorët në zonë, e cila do t’i sillte 300 mijë euro në shitjen me pakicë.

Shoferi shqiptari me banim në Aci Sant’Antonio (CT), u arrestua dhe u shoqërua për në Piazza Lanza në dispozicion autoritetit gjyqësor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *