Mesazh prekës i Ali Ahmetit për Adem Demaçin

Kosovë Rrotull

Vdekja e Adem Demaçit është humbje e madhe që ka prekur mbarë kombin shqiptar. Për lajm të tillë të kobshëm ka reaguar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili me anë të një postim në Facebook shkruan se Demaçi është simboli i rezistencës kombëtare dhe i papërsëritshëm.

Postimi i plotë në Facebook

Frymëzimi jonë, simboli i rezistencës kombëtare, themeli i pavarësisë, shëmbëlltyra e përpjekjeve të gjeneratave të tëra për liri na la në moshën 82 vjeçare. I madh. I papërsëritshëm. I përhershëm. Vepra yte Bac, shembullore! Kontributi yt, i përjetshëm.  Kujtimi për ty, i pashuar. Rrudhat e tua, hartë e mundit shekullor të kombit.  Dheu i Kosovës yte që e mbaje mbi shpatulla me dekada të tëra, nga nesër do ta kesh mbi gjoksin tënd krenar. Ngushëllime familjes, miqve dhe çdo shqiptari për këtë vigan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *