Messi shënon golin e 6000-të për Barçën, Real sot përballet me Getafen

Botë Kryesore Sport

Skishte si te ndodhte ndryshe. Goli i 6000-te per Barcelonen vjen pikerisht nga kembet e yllit te saj, Lionel Messi.

Nje gol i shenuar ndaj Alavesit do të mbetet gjatë në mendjen e Messit do të jetë goli i parë, jo vetëm për nga mënyra e shënimit dhe ekzekutimit të goditjes së dënimit, por sepse ishte goli i 6.000 për Barçën në La Liga. Leo ka qenë autor edhe i golit të 5.000-të për Barçën në La Liga, plot 9 vite më parë. E me sa duket, dekada e mbizotërimit të tij nuk ka përfunduar ende.

Alaves është skuadra e fundit që ka fituar në “Camp Nou” në një duel të kampionatit spanjoll, thuajse dy vite më parë, por kësaj herë ishte Messi ai që vodhi vëmendjen me një traversë pas një goditjeje dënimi, një shtyllë dhe në fund edhe golin e tretë për ekipin, pasi më herët kishte shënuar Coutinho.

Valverde ka një morì zgjedhjesh, me Coutinho, Arthur, Malcom dhe Vidal, por si për çudi vendosi të aktivizonte Sergi Roberton në të njëjtën linjë me Busquets dhe Rakitiç, duke lënë jashtë 4 emrat e mësipërm, prej të cilëve 3 të sapoblerë. Ndërsa sulmi iu besua Dembelesë nga e majta dhe Messit nga e djathta, një pozicion që rrallëherë e ka pasur gjatë sezonit të shkuar.

Alaves nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm, por gjithsesi u mbajt mirë përgjatë pjesës së parë. Në pjesën e dytë ishte spektakli i të përhershmit, i cili si gjithnjë mbetet vendimtar. Fillimisht shënoi duke kaluar topin nën këmbët e lojtarëve që formuan “murin” mbrojtës, të cilët kërcyen për t’i bërë ballë parabolave “vdekjeprurëse” të tij nga goditjet e dënimit, por këtë herë e pësuan edhe nga poshtë.

Më pas erdhi radha të trondiste shtyllën, përpara se të shënonte Coutinho golin e dytë. Në kohën shtesë do të ishte një asist i Suarezit për “pleshtin”, ai që do të rezultonte në golin përmbyllës të ndeshjes.

Por, ai që do të mbetet gjatë në mendjen e Messit do të jetë goli i parë, jo vetëm për nga mënyra e shënimit dhe ekzekutimit të goditjes së dënimit, por sepse ishte goli i 6.000 për Barçën në La Liga. Leo ka qenë autor edhe i golit të 5.000-të për Barçën në La Liga, plot 9 vite më parë. E me sa duket, dekada e mbizotërimit të tij nuk ka përfunduar ende…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *