Meta akuzon: Prokuroria e pushtuar nga PS, po lirohen banda në prag të zgjedhjeve

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Presidenti Meta në Çim Peka Live në Syri Tv, u shpreh ndër të tjera se Prokuroria edhe sot që po flasim është e pushtuar nga maxhoranca, ku jo vetëm nuk hetohet asgjë, por edhe bandat po dalin nga qelitë në prag të zgjedhjeve. Për ta ilustruar këtë mendim, Meta solli edhe rastin e kallëzimeve të tij në SPAK dhe në Prokurori ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët nuk janë hetuar.

‘Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar.

Tani këtë gjë gjykojeni ju. Vlerësimi im është ky. Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitet para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje.

Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon.

Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *