Meta lë detin dhe rikthehet në mal, ja rekordi që arriti kësaj here

Kryesore Politikë

Presidenti i Republikws, Ilir Meta i ka dhënë fund pushimeve në bregdetin e jugut dhe është kthyer sërish të pushojë në mal. Kësaj here ai ka ngjitur së bashku me një ekip alpinistësh, majën më të lartë të alpeve shqiptare, Jezercën.

 

Statusi i Metës:

 

“Të dashur miq!

Ju përshëndes nga E Bukura e Qiellit nga Maja e Jezercës 2696 m mbi nivelin e detit. Pas një ngjitje malore prej 17 km nga lugina e Valbonës arritëm te kryemaja e Alpeve tona, maja e Jezercës atje ku ke çdo majë në pëllëmbë të dorës e sidomos 3 luginat me përrallore të Valbonës, Gucisë e Thethit. Nuk ka regjisor, kameraman e fotograf që mund ta pasqyrojë të plotë e reale këtë mrekulli. Sepse maja e Jezercës është E Bukura e Qiellit! 🇦🇱”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *