Meta luftë të hapur qeverisë, kërkon komision hetimor për çertifikatën e sigurisë së Genti Cakajt

Kryesore Politikë

Presidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

Kërkesa e kreut të shtetit vjen një ditë pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm. Në letrën drejtuar kryeministrit Rama, ku shpjegonte arsyet e vendimit të tij, Meta shkruante se nga procesi i verifikimit të kandidaturës, Gent Cakaj rezultonte se ka punuar pa certifikatë sigurie edhe gjatë periudhës si zv/ministër i jashtëm, ndërsa DSIK bëri të mundur paisjen me certifikatë sigurie të tij, brenda 24 orëve.

Nisur nga ky fakt, Meta i është drejtuar sot me një letër, kryeparlamentarit Gramoz Ruci, si edhe krerëve të grupeve parlamentare ku kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të kryer punën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

“Vetëm më datë 03.01.2019, moment ky kjo që përkon me bërjen publike të  propozimit të Kryeministrit për emërimin e tij në postin e Ministrit për Evropën për Punët e Jashtme, (si dhe 3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ), ai ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillonte nga dita e marrjes së detyrës si zv.ministër i MEPJ.”- thuhet në arsyetimin e Presidentit.

Bazuar në kthim përgjigjet e institucioneve për Gent Cakaj, Meta shkruan se rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite).

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *