Meta mesazh urimi PS-së për 27 vjetor, nuk e përmend Ramën

Kryesore Lajme Politikë

Presidenti Meta me një mesazh postuar në faqen e tij ne FB, ka uruar sot Partinë Socialiste, në këtë ditë shumë të rëndësishme, në
ditëlindjen e saj të 27-të.

Me anë të postimi në Facebook, kreu i shtetit, nuk ka përmendur në mënyrë direkte kryetarin e PS-së në urimin e tij, por është mjaftuar thjesht me termin “lidershipi i PS-së”.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në Facebook.

Ilir Meta ka qenë dikur pjesëtar i Partisë Socialiste, ai aty e ka nisur karrierën politike, që në vitin 1990. Gjithashtu gjate kohës që ishte në PS-, Meta mbajt poste të rendësishme si kryeminister, zv/kryeminister dhe Minister i Jashtem.

Per shkak te konflikteve brenda PS-se, me lidershipin e asaj kohe, Fatos Nano, Meta me nje grup anetaresh e deputetesh te PS-se u shkeputen duke krijuar Levizjen Socialiste per Integrim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *