Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në qeveri duke mos u bërë pengesë për kabinetin e kryeministrit.
Në ditën e fundit të vitit, Kreu i Shteit ka shkarkuar Edi Ramën nga posti i ministrit të Jashtëm për ta zëvendësuar me Ota Xhaçkën, që më herët ka drejtuar digasterin e Mbrojtes.
Presidentit ka dekretuar edhe rikthimin e Niko Peleshit në kabinetin e Ramës, i cili deri me 25 prill do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Të gjitha këto ndryshime në kabinet erdhën fill pasi zv/ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj paraqiti dorëheqjen e tij dy ditë më parë (29 dhjetor 2020).
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
31 dhjetor 2020
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, Presidenti Met ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes.