Meta: Nuk ka shans të iki nga presidenca para 24 korrikut 2022. Misioni im…

Lajme Politikë

Presidenti Ilir Meta ne nje konference per median deklaron se nuk ka shans që të dalë nga presidenca para 24 korrikut 2022

A i druhet Ilir Meta shkarkimit?

Ilir Meta: “Është një pyetje që u shkon atyre që kanë frikë nga votimet e lira, dorëheqjet dhe situata të tilla. Ilir Meta i ka thënë ca gjëra shumë qartë prej një kohe të qëndrueshme. Do të punojmë fort deri më 24 korrik 2022. Duhet të jeni të sigurtë që gjithë ky kuadrat i Presidencës është vetëm Shqipëria kuqezi, deri në momentin kur të largohem nga kjo detyrë. Nuk ka asnjë shans asnjë mundësi që Ilir Meta të dalë para 24 korrikut nga ky institucion pasi është betuar të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetutes dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, pastaj për çështje të tjera nuk do hyj më tej në detaje. Ilir Meta është këtu për një mision historik. Ka të bëjë dhe me mbrojtjen e disa interesave më të mëdha. Të jeni të sigurtë që këtë do ta bëj jo si punë por si mision historik.”

Ai tha se shqiptarët do ta kërkojnë Kushtetutën e 1998, votuar me Komisionin e Venecias dhe nuk kanë për ta gjetur.

Ilir Meta: Nuk janë ata si politikanë që tjetër thonë sot, tjetër bëjnë nesër për të marrë 2 vota këtu dhe 3 vota aty. Nuk janë as si diplomatë të caktuar që flasin pa përgjegjësi, që ikin nesër, lënë pasojat e tyre këtu dhe vazhdojnë me punët e tyre. Ata në çdo akt që marrin vendosin një precedent, i cili është referencë edhe për vendet e tjera që prodhojnë pasoja të rëndësishme për institucionet, demokracinë dhe vetë institucionin e këtij komisioni. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka ftuar. Në ’98 Kushtetutën që bëmë ne, që ishte kushtetutë e jashtëzakonshme do ta kërkojnë shqiptarët dhe vështirë ta gjejnë më, e bëmë me Komisionin e Venecias. E bëmë për të parandaluar rëshkitjen në autoritarizëm për shkak të ’96, ’97. Të evitohet një situatë e tillë.

Këtë kushtetutë e votoi populli shqiptar dhe ishte historike, nga ’98 deri në prill të 2008. Ju e dini si ndryshoi ajo. Brenda natës. as u pyet Venecia, as u pyet populli që e kishte votuar, Aty me ca duartrokitje ambasadorësh edhe atëherë u bë kjo. Dhe ja ku jemi sot. Edhe reformën në drejtësi me Venecian e bëmë. U lodhën ata profesorë. Hajde këtu, shko andej e bënë ata me merakun më të madh, reforma si të mos kapej drejtësia. Dhe bëri mirë Kuvendi që e ftoi për këtë çështje sepse për këtë situatë, kuptohet në kontekstin e vet është edhe shprehjeje e një krize kushtetuese, institucionale të vendit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *