Meta përplaset ashpër me Dudushin: Edhe me tanke të vijnë në Presidencë jam i përgatitur!

Lajme Politikë

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë nga emisioni “Open” në Top Channel, ku tha se në “luftën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Kreu i Shtetit u shpreh se është i gatshëm t’i japë përgjigje shembullore dhe paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

“Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”.

Gazetari Alban Dudushi debatoi ashpër më presidentin e Republikës Ilir Meta në emisionin “Open”, në Top Channel. Debati nisi kur Meta tha se është mbrojtësi i Kushtetuesës dhe se presidenca është kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës.

“Ju shpërndatë edhe një foto që e quajtët meme of the day, ku tregoni se Presidenca është kështjella që po mbron Kushtetutën. Por ajo që shikohet është se jeni vetëm”, tha Dudushi.

“Në luftën finale ka shumë shqiponja”, iu kundërpërgjigj Meta.

“Shqiponjat tani janë ulur në tryezën e bisedimeve”, vijoi Dudushi.

“Nuk e kam fjalën për opozitën”, iu kundërpërgjigj Meta.

“Ke ndryshime në qëndrimet tuaja. Në fillimin ishit palë me opozitën tani jeni vetëm. Akuzuat edhe Komisionin e Venecias, kur shkelët Kushtetutën”, tha Dudushi.

“Ku e kam shkelur Kushtetutën?”-vijoi presidneti.

“Jua tha Komisioni i Venecias-“, shtoi Dudushi.

“Kur dhe ku e ka thënë. Ajo ishte një qëndrim prej lobimit që pastaj e ndryshuan. Alban në qoftë se kërkon të bësh zhurmuesin vazhdo bëje”, iu kundërpërgjigj Meta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *