Meta: Qeveria të bëjë maksimumin në luftë me pandeminë, situata është përshkallëzuar

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë të bëjë maksimumin në luftë me pandeminë e koronavirusit duke mos kursyer financimet e nevojshme. Ai shprehet se situata e COVID-19 në Shqipëri është përshkallëzuar dhe rastet e shtuara të humbjes së jetëve njerëzore janë një shqetësim madhor. Meta thotë se çdo ankesë e qytetarëve duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente pasi çdo vonesë do të rrezikonte jetën e tyre.

 “Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19. Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor. Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19. Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *