Meta, Ramës: Jemi në prag kolapsi, mjaft me këto batuta bajate, mos i fshih…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Presidenti Meta ka replikuar ne distance pas reagimi te Rames, duke i kerkuar atij qe te mos merret me batuta bajate, pasi situata e Covid ne Shqiperi eshte ne prag te kolapsit. Meta i kerkon qe qeveria ti rimbursoje ilacet shtresave ne nevoje.

Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!” Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi! Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!”, shkruan Meta.

Reagim i plote

Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë!
Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!
Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm!
Ku e ke shëndetësinë falas?
Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?
Pse nuk i shton testimet?
Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?
Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”
Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi!
Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!
Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!
Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!
MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *