Metodologjia e re/ BE mund të pezullojë negociatat (DOKUMENTI)

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Zbardhet metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Vizion Plus” ka arritur të sigurojë dokumentin që do të prezantohet të mërkurën në Komitetin e Politikave të Jashtme në Parlamentin Evropian. Në dokument thuhet se procesi i anëtarësimit duhe të jetë më efektiv.

 

“Procesi duhet të merret më shumë me dobësitë e vendeve. Ka një rëndësi të madhe që të ndërtohet më shumë besim midis të gjithë palëve të interesuara dhe të bëhet më efektiv procesi i anëtarësimit. Procesi duhet të jetë më i parashikueshëm dhe i besueshëm, bazuar në kritere objektive dhe rigoroze. Një objektiv kryesor i Bashkimit Evropian është përgatitja e shteteve që kërkojnë të anëtarësohen për të përmbushur të gjitha kërkesat e anëtarësimit”, thuhet midis të tjerash në metodologji.

 

Po ashtu, aty paralajmërohet se gjatë rrugës mund të ketë edhe për të ndaluar procesin e hapjes së negociatave.

 

“Ndërsa progresi i reformës duhet të stimulohet dhe të shpërblehet në mënyrë më të qartë ka po aq nevojë për masa më vendimtare nëse ka stanjacionin të zgjatur dhe nuk plotësohen kriteret e pranimit. Vendime të tilla për të ndalur apo edhe për të zmbrapsur procesin duhet të informohen dhe vlerësohen nga komisioni”, thuhet në dokument.

 

Aty citohet se BE duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për sundimin e ligjit për shtetet që kërkojnë të anëtarësohen.

 

“Një udhërrëfyes për kapitujt e sundimit të ligjit do të jetë dhe pikë referimi; një udhërrëfyes për funksionoimin e institucioneve demokratike; një lidhje më e fortë me programin për reformimin ekonomik që do të ndihmojë vendet të njihen me kriteret ekonomike. Qoftë Ballkani Perëndimor, ashtu edhe BE duhet të tregojnë më shumë lidership dhe të përmbushin angazhimet e tyre në publik. Duhet të krijohet mundësia për një dialog politik në nivele të larta midis BE dhe Ballanit Perëndimor dhe të intensifikohen kontaktet me ministrat.”

 

Metodologjia përfshin edhe vendet që tashmë janë anëtare të BE, të cilat do të duhet të kontribuojnë më shumë në procesin e anëtarësimit.

 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero tha këtë të martë se pavarësisht se metodolgjia e re e zgjerimit vjen e propozuar nga Franca, për Shqipërinë nuk do të ketë kushte të reja.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *