Milani fiton lehtësisht me Chievon, Lazio i falet Strakoshës

Botë Sport

Milani ka marrë një fitore të lehtë në Serie A ndaj Chievos me rezultatin 3-1. Suso dhe Higuain shkëlqyen në këtë ndeshje për kuqezinjtë.

Spanjolli ishte autor i 3 asisteve, ndërsa Higuain i dy golave, ndërkohë për Milanin shënoi edhe Bonaventura. Goli i vetëm për Chievon e vendit të fundit u shënua nga Pellissier, i cili e vulosi rezultatin e kësaj ndeshje në 3-1.

Ndërkohë, Lazio fitoi minimalisht 1-0 me Fiorentinën, ndërsa Atalanta u mund 0-1 në shtëpi nga Sampdoria.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 10, por me një ndeshje më pak se kundërshtarët.

Lazio fitoi me rezultatin e ngushte 1-0 me Fiorentinen. Ne gol i Imobile i ka mjaftuar lacialeve. Ndersa ekipi i kryqytetasve duhet t’i falet portierit shqiptar Tomas Strakoshes, pasi beri disa pritje mjaft decizive.

Ndeshjet e tjera dolen Genoa-Parma 1-3; Atalanta-Sampdoria 0-1

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *