Tuesday, September 29, 2020

Milani mposht Romën in extremis

Botë Sport

Milan ka marrë 3 pikët e para të kampionatit në frymën e fundit. Një ndeshje e “çmendur” të cilët kuqezinjtë arritën të fitonin në sekondat e fundit me anë të sulmuesit të ri Cutrone.

Skuadra e Milanit vinte në këtë ndeshje pas një humbje javën e kaluar nga skuadra me Napolit me rezultat 3-2 ndërsa Roma nga një barazim të vështirë me Atalantën.

Vendasit shënuan në minutën e 40-të me anë të Kessie që ka zhbllokuar takimin dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e Gattuso-s.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë Edin Dzeko që ka shpërdoruar një rast të artë, me topin që ka përfunduar afër shtyllës së majtë. Problemet e treguara nga kuqezinjtë në mbrojtje, në takimin kundër Napoli-t, janë parë edhe në minutën e 59-të, kur Fazio ka barazuar për verdhekuqtë pasi mbrojtja vendase nuk ka arritur të largojë topin në mënyrën e duhur nga zona e rreptësisë.

Gjithsesi, 3 minuta më pas Milan është kthyer në avantazh me Gonzalo Higuain, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR, që ka qenë përsëri protagonist në minutën e 81-të, duke anuluar golin e realizuar nga N’Zonzi, që ka kontrolluar topin me dorë para se ta dërgonte në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i Cutrone që i ka dhuruar një fitore shumë të rëndësishme vendasve. Pas një asisti perfekt nga Higuain, sulmuesi i ri i “Djallit”, ka mposhtur me lehtësi Olsen dhe i ka dhuruar 3 pikët milanezëve.

/Ora News.tv/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *