Minatorët shpallin grevën e urisë: Duam status si ushtarakët

Ekonomi Lajme

Minatorët do të nisin të martën një grevë urie, duke pasur një si një kërkesë kryesore marrjen e statusit të tyre.

Pas disa orë proteste, minatorët kanë shpallur nismën e tyre më të fundit duke u futur në grevë urie përpara Kryeministrisë.

Nikoll Gjoka përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë tha se të martën të gjithë minatorët do të jenë në protestë. “Ditën e martë që vjen na shtohet edhe një sindikatë tjetër, ajo e minatorëve 1991. Unë e falënderoj Fiqiriun dhe i them se do na kesh mbështetje ditën e martë. Ne do të jemi këtu deri sa qeveria të vendosë për statusin e minatorëve. Ne kërkojmë drejtësi jo lëmoshë. Na takon për kontributin që kemi dhënë. Do qëndrojmë para kryeministrisë pa lëvizur. Do shkojmë deri në grevë urie”, deklaroi ai.

Ndërkohë minatorët kanë deklaruar se “duan nga qeveria që të marrin të njëjtin status si ato të ushtarakëve”.

Protesta e sotme e minatorëve është cilësuar si e paligjshme nga policia.

Drejtoria e Policisë në një njoftim për shtyp bëri të ditur se Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar nga policia, pasi sipas uniformave blu, protesta ishte organizuar pa leje.

Minatorët protestues kishin kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk kishte dhënë me arsyetimin se leja nuk ishte bërë sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Policia thotë se Taf Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar për verifikime.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *