Ministret të qeshura, Sterkaj bën Gjiknurin me ‘dhimbje koke’, Majko i menduar, ja çfarë s’u pa nga Kuvendi

Kryesore Politikë

Sot u mblodh për herë të parë Kuvendi për sesionin e ri, ndërsa opozita nuk mori pjesë, pasi u zhvendos në Shkodër në një mbledhje paralele për të diskutuar për ngjarjet e fundit kriminale në qytetin verior.

Megjithatë mungesa e opozitës nuk ndikoi aspak në humorin e shumicës, teksa ministrat dhe deputetët u shfaqën të qeshur duke iu rikthyer jetës parlamentare.

Ndër disa nga fotot e realizuara nga LSA, ministret Gjonaj dhe Manastirliu shfaqen duke qeshur gjatë bisedës me zv/ kryeministren Mesi dhe Vasilika Hysin, ndërsa Majko i menduar në diskutimin me Kodhelin.

Pas mungesës në seancat e fundit të sesionit të kaluar për shkak të probleme shëndetësore është rikthyer Paulin Sterkaj, që duket se bën me ‘dhimbje koke’ Gjiknurin gjatë bisedës në fund të seancës plenare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *