Ministri belg: S’kemi marrëveshje për ekstradimin e Safet Bajrit

Kronike Kryesore Lajme

Ministri i Drejtësisë belge Koen Geens ka folur rreth operacionit ‘Oaz’, që çoi në arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Rustemit (Bajri).

Ministri belg theksoi se shërbimet belge mund të kishin punuar më shpejt për çështjen e Rustemit. Po ashtu Geens pohoi se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi për rastin e Safet Bajrit, i cili siç duket do të vuajë dënimin në Shqipëri.

Gjatë një intervistë për nje televizion bleg Geens, pranon se shërbimet e tij kanë punuar disi ngadalë, për këtë çështje.

“Nëse dikush ka fakte në 2001 dhe e ka sërish në dhjetor 2017,por vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë.

Unë mendoj se duhet të kishim bashkëpunuar më mirë me Departamentin e Emigracionit sepse do të kishte qenë më mirë që ky person të mos ishte dëbuar”, thotë Geens.

Ministri ka thënë se ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e shtetit belg në Shqipëri, pavarësisht se avokati i tij Sven Mary e ka kundërshtuar këtë fakt.

“Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”, tha ministri.

Kujtojmë se 4 ditë më parë Safet Rustemi (Bajri) u arrestuar në ambientet e një magazine në zonën e “Xhamllikut”, në kryeqytet, ndërsa ishte edhe i armatosur. Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë. Ai figuronte i dënuar me disa vite burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel. Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 34-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Rustemi 1

TE ARRESTUARIT
1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *