Ministri Xhafaj reagon për operacionet: Të tjera goditje e arrestime së shpejti

Kronike Kryesore

 

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionet dhe arrestimet e dy ditëve të fundit.

 

Ministri Xhafaj thotë se forca e ligjit do vazhdojë dhe ky nuk është show, por betejë reale me krimin.

 

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se të tjera goditje e rezultate do ketë së shpejti.

 

“Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti“- ka shkruar Xhafaj

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *