Mirush Kabashi rrëfen darkën e tij dhe të Robert Ndrenikës me Erion Veliajn

Art Kulturë

Aktori Mirush Kabashi ka treguar bisedën që ai dhe aktori Robert Ndrenika kanë bërë dje në mbrëmje me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me projektin e teatrit kombëtar.

Kabashi ka thënë se Veliaj i dëgjoi dhe u ofroi bashkëpunim. “Kemi diskutuar për 1 orë e gjysmë. Së bashku me të ishte edhe nënkryetari Mazniku.

Ai po na tregonte me shifra se cilat ishin dëshirat e tij që Tirana të ketë një Teatër kombëtar të ri, mbi gjurmën këtij të vjetrit.

Veliaj na siguroi që nuk do të merret asnjë vendim pa u pyetur artsitët. Ne u munduam të argumentojmë me qetësi se nëse ky projekt i ri do të bëhet, duhet bërë me të njëjtën sipërfaqe që ka teatri ekzistues, duke përfshirë edhe magazinën prapa”, tha Kabashi në protestën e sotme të aktorëve.

Mirush Kabashi: “Dje kemi pasur një ftesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës bashkë me Robert Ndrenikën. E gjykuam dhe e konsultuam bashkë me organizatorët e protestës dhe shkuam. Kemi diskutuar 2 orë e gjysmë, por termi më i mirë do të ishte “kemi polemizuar 2 orë e gjysmë”.

Natyrisht që e dëgjuam. Ai ishte bashkë me nënkryetarin, zotin Mazniku në mos gaboj, dhe ai shpjegoi bastar në shifra kryesisht dhe mbi bazë shembujsh, dëshirën e tij që t’i shtonte vetes një plus duke ndërtuar një teatër të ri në shërbim të komunitetit artistik. Një teatër modern, por këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues.

Njëkohësisht premtoi se këtë gjë do ta bëjë në marrëveshje me komunitetin artistik dhe e kërkoi këtë takim për të na shpjeguar dëshirën e tij dhe për të dëgjuar nga ne se cili ishte gjykimi ynë.

Kam përshtypjen se ne nuk u treguam të ashpër, por u përpoqëm që problemin të mos e trajtojmë mbi baza shembujsh dhe mbi baza shifrash, ku edhe ne në fakt nuk ishim shumë kompetentë, por ta trajtonim mbi baza parimesh.

Ndaj i kërkuam me forcë të madhe që përpara se të merret qoftë edhe vendimi më i vogël ai duhet të komunikojë me përfaqësuesit e komunitetit artistik, por edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët përbëjnë atë pjesë të rëndësishme të këtij që quhet “Teatër”.

Ai duhet të diskutojë tre gjëra kryesore: E para, nëse duhet të rikonstruktohet ky Tetaër apo duhet të ndërtohet një Teatër i ri modern. E dyta, nëse duhet të bëhet me paratë e një bashkëpunimin publiko-privat PPP apo duhet të bëhet me fonde të shtetit dhe e treta, në qoftë se do të bihet dakord me këtë përfaqësi për dy çështjet e para duhet që në projektin që do të bëhet duhet të mbetet e gjithë sipërfaqja ekzistuese e Teatrit Kombëtar.

Unë u përpoqa t’i argumentoj, dhe jo pak,që ky duhet të mbetet dhe të rikonstruktohet ky Teatër sepse ka përballë një histori shumë të lavdishme.

Ndrenika ishte që mund të bëhet edhe një Teatër i ri, por jo me PPP, por i paguar nga shteti. Sipas tij, Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet nga shteti, ashtu siç e kanë bërë edhe vendet fqinje.

U përpoq të na kujtojë zoti Veliaj se është rritur buxheti për kulturën nga viti në vit dhe ne i kujtuam se Kosova e ka dy herë më të madh buxhetin për kulturën se Shqipëria dhe se Maqedonia e ka 3 apo 4 herë më të madh. Dhe se Maqedonia ka ndërtuar disa teatro. Patëm një polemikë të gjatë. I thashë zotit Veliaj edhe atë se ne artistëve na kanë imponuar një ligj që është më diktatorial se vetë ligjet e diktaturës” – rrëfeu Kabashi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *