Misteri i Kuranit pranë makinës së kosovarit, që e dogjën: E detyruan të betohej?

Kronike

Gjurma 7 Maj 2018

Të tjera detaje dalin në dritët nga ngjarja e rëndë dhe plot mister që ndodhi një ditë më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave, mësohet se pasi kanë ãkur zjarrin që kishte përfshirë tërësisht makinën, shërbimet zjarrëfikëse së bashku me Policinë kanë gjetur në një distancë prej 3 metrash një Kuran, i cili nuk ishte i dëmtuar dhe i djegur. Libri i shenjtë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për gjurmë gishtash.

Anëtarët e grupit hetimor e konsiderojnë praninë e Kuranit, si një kushtëzim që i është bërë viktimës për t’u betuar mbi librin e shenjtë për ndonjë dyshim që ata kanë patur se viktima i kishte mashtruar apo gënjyer.

E gjithë ngjarja vijon të mbetet enigmatike ndërsa për përcaktimin e identitetit të viktimës do të jetë krahasimi i gjurmëve biologjike të viktimës të viktimës dhe familjarëve të të dyshuarit nëpërmjet ekspertizës së ADN që do të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me 57-vjeçarin nga Mitrovica. Vëllai i Xhafer Osmanit ka deponuar në polici se që prej të premtes në mbrëmje telefoni i dilte i fikur./Tv KLAN

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *