Mjeku Kalo publikon grafitë: Ja çfarë u ka bërë Koronavirusi mushkërive të pacientëve në Shqipëri

Kryesore Shëndeti Të tjera

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka vijuar apelin e tij në rrjetet sociale, teksa ka sjellë edhe detaje nga kurimi i pacientëve me Covid-19.

Përmes një statusi të gjatë kalo kërkon ndërgjegjësim të shoqërisë për t’u vetëizoluar.

Një risi është edhe publikimi i imazheve radiologjike të mushkërive të pacientëve shqiptarë me virusin vdekjeprurës.

“VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme:
1- të udhëve të zbrazura,

2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe

3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën….

JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..

Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that war!!!” – shkruan Kalo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *