“M’ka çu nana me la gojën”, Majlinda Bregu tregon telefonatën që mori nga PD

Politikë

Majlinda Bregu, e sapoemëruar në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka treguar se ka marre nje telefonate per Kuvendin e PD, por nuk e ka kursyer ironine, teksa ka thene se ishte si ajo e tipit ‘me ka cu nana me la gojen”.  Deklaraten Bregu e beri teksa ishte e ftuar dje në studion e Mbrëmje në ABC News me Mirela Milorin. Ajo iu është përgjigjur zërave kundër këtij emërimi, duke thënë se nuk shqetësohet aspak nga komentet, sulmet apo thashethemet.

Pyetur nese ka nje ftese nga PD-ja per Kuvendin Kombetar, Bregu nuk e ka kursyer ironine, teksa ka folur per telefonaten qe ka marre.

“Kam marrë dje një telefonatë, pasdite nga ora 18:00 nga një vajzë e organizimit në PD, e cila mesa duket e kishte listën e gjatë për të ftuar dhe foli aq shpejt! Thashe ok, falemiunderit e kaq. Edhe ftesat e dasmave nuk bëhen të tilla, janë më zyrtare. Eshte fiks, më ka çu nana me la gojën, nuk di nese mua me kane ftuar per te qene ne lozhe me ambasadoren kineze a, po une nuk pres ndonje gje serioze diten e diele, ashtu si nuk pres qe nese nuk ka analize te gjendjes se PD, te humbjes me te madhe, te faktit se pse sot e kesaj dite ende nuk shton dot besuesit, eshte parti qe te noterizoje ate si kryetar”, tha Bregu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *