Moderatorët shqiptarë dhe instagrami/ Kush ka më tepër influencë nga Luana deri tek…

Kryesore Showbiz

Nuk e mohojmë dot më: “I fuqishëm” në ekran, “i fuqishëm” edhe në Instagram! Me futjen e rrjeteve sociale kaq shumë në jetët tona dhe modës së klikimeve, blogerave e “marketingut online”, nuk mund t’i shpëtonin as personazhet të cilët janë më së shumti prezentë në media: moderatorët.

Është e vërtetë që me vëzhgimin që ne bëmë, moderatorët kryesorë të televizioneve kryesore janë ata të cilët ndiqen më shumë në rrjete sociale, megjithatë ka edhe nga ata që janë mjaft të pëlqyeshëm por nuk i kushtojnë shumë rëndësi kësaj fushe si Saimir Kodra apo Arian Çani (i cili as nuk e ka një profil në Instagram) apo Ledion Liço i cili ka vendosur ta mbyllë profilin e tij këtë periudhë. Të tjerët që kanë zgjedhur të angazhohen, janë edhe ata të cilët kanë më shumë influencë.

Këta janë moderatorët meshkuj më të ndjekur në Instagram:

Ermal Mamaqi – i cili mban edhe kreun si moderatori mashkull më i ndjekur në Instagram me plot 924 mijë ndjekës. Ermali e përdor hapësirën e tij “online” kryesisht për të bërë humor e për të lançuar më të rejat e emisionit të tij.

Ardit Gjebrea – 393 mijë ndjekës në Instagram, duke pasur një profil kryesisht familjar ku ai përpiqet të postojë rreth ngjarjeve më të bukura të jetës së tij familjare dhe sigurisht të promovojë emisionin “E diela shqiptare” e cila duke pasur rubrika të ndryshme krijon larmishmëri edhe në postime.

Labinot Gashi – Të gjithë e thërrasin “Labi” dhe ai numëron 243 mijë ndjekës në Instagram. Labi, si një prezantues mjaft karizmatik nuk ka jehonë vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e trojet e tjera shqiptare. Profilin e tij në Instagram Labi e përdor kryesisht në funksion të emisionit të tij.

Blendi Feviziu – 149 mijë ndjekës, ka një diferencë në ndjekje nga dy të mësipërmit Blendi por kjo ndodh sepse ky i fundit është bërë më vonë pjesë e Instagramit. Kryesisht Blendi në profilin e tij poston momente nga udhëtimet që bën dhe sigurisht lançon temat e të ftuarit e emisionit të tij “Opinion”.

Këto janë moderatoret femra më të ndjekura në Instagram:

Luana Vjollca – Luana është momentalisht moderatorja më e ndjekur në Instagram sepse ka plot 1 milion e 100 mijë ndjekës. Duhet thënë se ndjekësit e saj nuk janë aty vetëm prej programeve që ajo prezanton por gjithashtu edhe prej muzikës (duke qenë se vitet e fundit ajo është marrë edhe me muzikë) si dhe fotove shumë seksi që poston në rrjete sociale.

Marina Vjollca – Është shumë pranë arritjes së 1 milion ndjekësve edhe Marina Vjollca pasi për momentin ajo ka rreth 925 mijë ndjekës. Sigurisht krahas emisioneve të saj, Marina ka marrë edhe më tepër famë duke qenë bashkëshortja e Getoar Selimit e duke pasur një marrëdhënie shumë interesante mes motrash me Luanën edhe virtualisht.

Elita Rudi – 25 vjeçarja simpatike nga Kosova numëron 509 mijë ndjekës në Instagram. Elita jo vetëm që pëlqehet për imazhin që ka por edhe për lidhjen e saj të dashurisë me Gjikon që padyshim ia ka rritur edhe famën.

Alketa Vejsiu – Alketa ditën e djeshme festoi arritjen e 500 mijë ndjekësve. Krahas postimeve për punën si moderatore dhe pushimeve, Alketa e përdor profilin e saj në Instagram si një vend të mirë ku mund të bëjë marketingun e kompanisë që ajo vetë ka krijuar ku organizohen dasma dhe evente.

Arbana Osmani – Arbana është një nga moderatoret më të preferuara të ekranit shqiptar dhe kjo e bënë që kjo e fundit, pa pasur asnjë biznes veç profesionit të saj si moderatore në Top Channel të ketë plotë 375 mijë ndjekës në Instagram. Arbana kryesisht e përdor këtë hapësirë virtuale për projektet e saj televizive megjithatë hera herës nuk kursen ndonjë moment familjar apo postime nga pushimet e saj.

Roza Lati – Ndonëse në moshë të re, edhe Roza duket se ka një bazë shumë të mirë ndjekësish. Moderatorja e “Why not” numëron rreth 340 mijë ndjekës në Instagram. Roza e përdor kryesisht këtë profil për të treguar më tepër rreth emisionit të saj, çfarë bënë në përditshmëri, shfaq tipin e saj karizmatik dhe dashurinë e jashtëzakonshme që ka për kafshët.

Ilda Bejleri – Moderatorja e “Digitalb” e “Supersport”, Ilda Bejleri numëron rreth 329 mijë ndjekës në Instagram. Përveç informacioneve për emisionet e saj sportive, Ilda nuk ngurron të postojë foto seksi nga përditshmëria e saj si dhe vendet që viziton.

Amarda Toska – Ami numëron rreth 302 mijë ndjekës në Instagramin e saj. Ndonëse kohët e fundit ajo nuk ka ndërmarrë projekte televizive për shkak se ka qenë e angazhuar me vogëlushen e saj Sia, sërish Ami e përdor profilin e saj për të ndarë çaste familjare dhe për të reklamuar biznesin e saj.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *