Moderatori shqiptar jep dorëheqjen: Më kërkoi t’i fus dashnoren në emision

Kryesore Kulturë Showbiz Slider kryesore

I ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Rreze dielli”, Gjergj Leka është shprehur hapur se vazhdon të ketë një shpirt rebel dhe nuk i bindet dëshirave të shefave. Kantautori tregoi se një prej drejtuesve të programit i kishte kërkuar të fuste në emision emrin e dashnores, por ai nuk kishte pranuar.

“Unë kam mbetur ai që jam. Dua të mos kem një shef që të më thotë bëje këngën kështu siç them unë ose vëre çik emrin e dashnores time në program. Po, po më ka ndodhur vazhdimisht. Unë e lashë programin në RTSH vetëm se guxoi të më thoshte këtë një nga drejtuesit. ‘Vëre një çik këtë në program’, tha. Tët ëmë t’vej aty i thashë”, u shpreh Leka.

“E them dhe me emër po të doni”, shtoi kantautori. “Parimet nuk i shkel. Jam i lirë të bëj ç’të dua në jetë dhe kjo nuk ka të paguar. Ndonjëherë, në ndonjë muaj nuk më del hesapi, se e di që harxhoj më shumë se sa fitoj”, përfundoi Leka. Tirananews

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *