Monica Bellucci në një film të ri, do të luajë revolucionaren

Kinema Kulturë

Monica Bellucci do të veshë petkun e Tina Modottit, fotografes revolucionare komuniste të viteve 20-30 në një serial të shkurtër  ndërkombëtar.

Nën drejtimin e regjisorit Edoardo De Angelis, filmi do të quhet “Radical Eye: The Life and Time of Tina Modotti”.  Lajmi ishte ekskluziv i revistës “Variety”, e cila ka publikuar edhe një foto të Beluccit ne rolin e feministes revolucionare.

Modotti lindi në Udine në Itali në 1896. Në 1913 emigroi në Shtetet e Bashkuara, debutoi në filma të ndryshëm pa zë. Por famën e pati në Europë dhe Meksikë në vitet ‘30 falë fotografive si aktiviste politike.

Vetë Monica Belluci është shprehur se këtë rol e ka dashur prej vitesh dhe mezi ka pritur ta luaje kete rol tejet emocionuese

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *