Mos i ngatërroni problemet e punës me jetën jashtë saj, ja këshillat që ju duhen

Kryesore Kulturë Lifestyle Slider kryesore

Puna është një ndër aktivitetet që secili nga ne kërkon por në mënyra të ndryshme lind nevoja për të pasur dhe një moment që të heqë vëmendjen nga angazhimet e ditës.

 

Para se të mbyllni punën është e rëndësishme që secili nga jut ë bëjë një bilanc të asaj që ka bërë dhe të përcaktojë përparësitë dhe punoni në mënyrë efiçente gjatë ditës.

 

Për të pasur një rezultat sa më pozitiv në atë që ju e konsideroni renditje të punës është që të dini të bëni ndarjet në lidhje me atë çfarë duhet të bëni në punë dhe jashtë saj.

 

Përcaktoni kufijtë tuaj

Bëni më të mirën çdo ditë dhe mos u ndieni në faj kur largoheni prej saj. Në varësi të kulturës së vendit të punës dhe punës që bëni, mund të jetë e vështirë të shkëputeni mendërisht pasi e mbyllni punën. Është e nevojshme të përcaktoni kufijtë tuaj, në kuptimin e asaj që ju nevojitet, në mënyrë që të bëni një pushim mendor dhe t’i thoni vetes se meritoni të çlodheni.

 

Shijoni jetën jashtë punës

Ndarja e punës nga koha e litë, është e rëndësishme si për shëndetin fizik, ashtu edhe atë psikologjik e mendor. Përvojat krijuese në kohën e lirë dhe pasionet luajnë një rol të rëndësishëm në largimin e stresit, duke përmirësuar shëndetin dhe në përgjithësi i bëjnë njerëzit më të lumtur, sipas gjermanëve. Çdo gjë që ju shkëput nga puna dhe falë së cilës arrini paqe – duhet ta vini në rend të ditës suaj pas punës.

 

Shkëputuni nga teknologjia

Teknologjia mund t’ju zhysë në një jetë të mbyllur dhe të pashëndetshme. Shkëputuni nga teknologjia, qetësohuni dhe mësohuni që mos ktheni përgjigje menjëherë. Ata që e kanë me ngut, do t’ju telefonojnë.

 

Bëjeni çlodhjen pjesë të rutinës

Gjeni gjithnjë kohën për t’u çlodhur. Qëndroni në ajër të pastër.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *