‘Mos ma ngre zërin mua ti, hajdut je ti…’, sherri mes deputetit dhe drejtorit të IKMT në Jalë (VIDEO)

Kronike Kryesore Lajme

Vazhdon përplasja mes banorëve, inspektorëve të IKMT-së dhe forcave të policisë në bregdetin e Jalës, aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishja e disa ndërtimeve. Në videon që sjell Lapsi.al shihet drejtori i IKMT-së, Fatmir Meta duke u konfrontuar me banorët dhe deputetin e PD-së në Vlorë, Agron Shehaj. Banorëve që iu prishen shtëpitë në këtë zonë kanë rreth dy dekada që jetojnë aty. Ata i kanë ndërtuar banesat në tokën e blerë të një ish reparti ushtarak. Por ndonëse vazhdimisht i kanë futur në proces legalizimi, ato nuk janë miratuar. Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima solli shembullin e familjes Bala, të cilës po i prishet shtëpia. Ai tha se zyrtarët e ALUIZNI-t në Vlorë i kanë kërkuar 150 mijë euro për të mos ia prishur. Shihni më poshtë videon.

Ndërkohë deputetja Nadire Meçorapaj denoncon dhunën e ushtruar nga policia dhe thotë gjithashtu se banorët nuk kanë patur njoftim për këtë aksion, si dhe nuk ka asnjë projekt që të justifikojë prishjet e banesave.

Është e papreçedëtë që të arrestohen banorët dhe një familje e tërë dhe një vajzë 14 vjeç e cila është marrë zvarrë prej leckash, sepse kërkon të mbrojë pronë dhe tokën e tyre. Janë të lindur këtu. Janë autoktonë. Kjo pronë nuk është e asnjë qeveritari, nuk është e asnjë pushtetari. Është atyre që kanë lindur dhe meritojnë ta gëzojnë”, tha Meçorapaj.

Nje vajze 14 vjece eshte shoqeruar nga Policia. Nje familje e tere bashke me te. Dhjetra qytetare jane dhunuar. Kryeinspektori i IKMT kercenoi deputetin e opozites. Pa nje vendim pushteti u futet ne shtepi dhe biznese shqiptareve duke u perdhunuar dinjitetin dhe te drejtat.TURP! TURP! TURP!

Gepostet von Nada Meçorapaj, deputete e Vlorës am Dienstag, 18. September 2018

 

https://www.facebook.com/lapsialbania/videos/308179066674251/?t=1

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *