Moska reagon ashpër: Akt jo miqësor, do t’i përgjigjemi

Botë Kryesore

Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ka reaguar ndaj vendimit të 15 vendeve të BE-së, SHBA-së dhe atyre të NATO-s për përjashtimin e disa prej diplomatëve rusë nga selitë diplomatike, si një kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të Moskës zyrtare mbi helmimin e ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe.

“Shprehim protestën tonë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë. E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.

Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.

Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Pala ruse, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura ndaj Londrës, ende nuk ka marrë asnjë informacion përkatës. Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kuptohet vetvetiu se ky hap jomiqësor i ndërmarrë nga grupi i vendeve në fjalë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do të reagojmë ndaj tij”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *