Mungon Icardi, Inter merr fitoren e parë në Seria A

Botë Sport

Inter ka korrur fitoren e parë në Seria A, me zikaltërit që kanë mposhtur pa shumë vështirësi Bolognan 3-0. Me mungesën e rëndësishme të Mauro Icardit, i cili shfaqi probleme muskulare gjatë nxehjes, rolin e goleadorit e morën Nainggolan, Candreva dhe Perisic.

Një debutim me gol për belgun, që luan takimin e parë zyrtar me fanellën zikaltër. I shërbyer në zonë nga Politano, 30 vjeçari u tregua i ftohtë përballë portës së Skorupski dhe me një të djathtë të fuqishme e depozitoi sferën në fundin e rrjetës.

Kalimi në avantazh qetësoi disi të besuarit e Luciano Spallettit që menduan të administrojnë avantazhin dhe të tentojnë hapësirat e lënë mbrapa, strategji e cila rezultoi e suksesshme pasi Candreva dhe Perisic vulosën rezultatin përfundimtar në 3-0 dhe sigluar fitoren e parë të Inter në sezonin 2018-2019.

Duhet theksuar se ne kete ndeshje mungonte sulmuesi kryesor i Interit, Mauro Icardi.

Pas kësaj fitoreje Inter ngjitet momentalisht në vendin e 5-të me 4 pikë, ndërsa Bologna mban vendin e 16-të me vetëm një pikë. Në javën e katërt, Inter pret në shtëpi Parmën ndërkohë që Bologna mat forcat në transfertën e Xhenovas përballë Genoas.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *