Murinjo vendos veton, bllokon Paul Pogba, Barcelona synon Rabiot

Botë Kryesore Sport

Nuk do të ketë asnjë transferim të bujshëm drejt Barcelonës të Paul Pogba. Media katalanase Sport, në shkrimin e saj e konsideron të pashitshëm francezin që mban mbi supe petkun e kampionit të Botës.

Mësohet se ka qenë vetë trajneri Jose Murinjo që ka bllokuar një transferim të tillë. Madje ai ka refuzuar të negociojë çdo opsion transferimi.

Klubi katanalas e cilëson të humbur këtë tratativë, edhe pse mban shpresë se mund të rindizet shkëndija për marrjen e Pogbasë.

Shkak mësohet se menaxheri Raiola, ka kërkuar që francezi të paguhet njësoj se si Aleksis Sanchez, i cili është lojtari më i paguar te United. The Sun shkruan se Pogba ka kërkuar që të paguhet 200 mijë paund në javë nëse dëshirojnë që ata të qëndrojnë te Djajtë e Kuq.

Ndërsa Barca shpreson te ndonjë rikthim te pista Pogba, pasi merkato angelze mbyllet te premten, por ne te njejten koohe ka hedhur sytë te Rabiot i PSG-së

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *