Muxhahedinia kallëzon penalisht prindërit: Nuk dua t’i takoj, janë agjentë

Kronike

Historia e marrëdhënies mes prindërve dhe iranianes që strehohet në kampin e muxhahedinëve në Manzë tashmë ka prodhuar një episod të ri.

38-vjeçarja Somayeh Mohhamad i është drejtuar policisë ku ka depozituar një kallëzim penal ndaj prindërve të saj Mostafa Mohhamad.

Ajo ka deklaruar se është ndjerë e frikësuar nga prindërit me shtetësi kanadeze, por kombësi iraniane të cilët kanë ardhur për ta marrë vajzën me vete.

Vajza thotë para policisë se nuk dëshiron ta takojë babain dhe nënën e saj që prej pak kohësh jetojnë në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkohë, prindërit e saj thonë se kanë 21-vite që muxhahedinët e MEK e mbajnë Somayeh peng jashtë dëshirës së saj.

Por, në një letër publike vajza pretendonte se babai i saj është agjent i inteligjencës iraniane dhe ka ardhur për sulme ndaj muxhahedinëve.

E ndjerë e shqetësuar nga këmbëngulja e prindërve, ajo tashmë ka bërë denoncim në polici kundër tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *