Namik Dokle i rikthehet Parlamentit, ja deputetët që takoi

Kryesore Lajme Politikë

Një figurat më të njohura të Partisë Socialiste, tashmë të tërhequra nga jeta aktive politike, Namik Dokle është parë dje në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Rikthimi i Namik Dokles, ish-kryeparlamentarit të Kuvendit, mbase mund të mbartë enigma në vetvete, por socialisti ka zhvilluar disa takime me kolegët e tij të dikurshëm.

Kështu nuk kanë munguar as takimi me deputetin e LSI-së, Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë. “Ballafaqimi” është bërë pikërisht në korridorin pranë komisionit parlamentar të Ligjeve, aty ku ndodhet pikturat e kryeparlamentarëve shqiptarë ndër vite, e ku nuk mungon as portreti i Dokles.

Më pas Dokle është mirëpritur në zyrë nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në foton e shkrepur nga fotografi Agim Rama, Dokle shfaqet veç Ballës, edhe me deputetin e PS-së, Bashkim Fino.

Fotot janë hedhur nga vetë Dokle në faqen Facbeook të tij, me shënimin “Një mirëmengjes në Kuvend”, ku nuk kanë munguar as komentet se “ti e ke vendin në Presidencë”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *