Nard Ndoka: Pas kriminelëve, u futën në Parlament homoseksualë e pedofilë

Kryesore Politikë

Deputeti Nard Ndoka thotë se pas kriminelëve, në parlament janë bërë pjesë edhe ligjvënës homoseksualë.

I pyetur nga Flavio Qarri rreth përbërjes së Kuvendit ai pasi e cilësoi si sukses të Bashës pastrimin nga kriminelët deklaroi se ishin future përdhunues, pedofilë e homoseksualë.

Nga ana tjetër ai u pyet për pasurinë e tij dhe këmbënguli se edhe në ILDKPI ishte i pastër dhe 900 mijë eurot nuk ekzistonin. Madje sipas Ndokës, të 3 djemtë e tij ndodhen në Maltë për studime e punë njëkohësisht pikërisht për t’u edukuar edhe me jetën e vërtetë e të ndershme.

Para se të vinte Nard Ndoka në studio Flavio Qarri po ndërvepronte me shikuesit dhe dëgjuesit e KafeIN për shprehjen e tyre të preferuar e kësaj teme nuk mund t’I shpëtonte as deputeti dhe kryetari I PDK i cili deklaroi se “Mendo Pozitivisht” e frymëzonte çdo ditë. Sigurisht u fol edhe për shprehje që i atribuohen nëpër rrjete sociale e meme por ai tha që 99% nuk janë të vërteta.

Sigurisht Edi Rama ishte në qëndër të kritikave të Ndokës ndërsa e konsideroi atë një arrogant të dhunshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *