Type to search

Kryesore Libra

Ndahet nga jeta Sadije Agolli

Ndaje

Ndahet nga jeta Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Ajo ndërroi jetë tek Neurologjia në QSUT, pas një hemoragjie cerebrale

Sadije Agolli u shua në moshën 76-vjeçare. Në shkurt të dy viteve më parë u shua edhe shkrimtari i madh, në moshën 85-vjeçare.

Sadija nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira. Një dashuri e bukur 52-vjeçare.

Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Sadije Agolli në një intervistë për Report Tv, thoshte se ende jetonte me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin. 

Rrëfente edhe amanetin për ta kthyer në muze, shtëpinë ku jetuan.

“Unë e kam ndier shumë mungesën e tij, do doja që të kisha mendimin e tij. Për çdo gjë unë flisja me të. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, që gjithë ky ambient që kemi jetuar një jetë të tërë të jepet për muze. Mirëpo, duhet të kapërcej vetveten në këtë rast. Edhe për hir të Dritërorit, që deri më tani nuk është bërë asnjë muze, qoftë edhe në fshat, që i kemi çuar edhe materialet qëkur ishte Dritëroi gjallë. Nuk u bë asgjë. kështu që tani duhet bërë kjo sakrificë nga unë edhe nga fëmijët, që ky ambient të paktën të kthehet në muze. Këtu ka shumë gjëra që mund të mësojnë njerëzit, kushdo që vjen. Është jeta e tij, puna e tij, e pasqyruar në vepra, në gjithë këtë që shihni ju. Por edhe të tjerët mund ta mësojnë jetën e tij, si shkrimtar, si njeri edhe si artist. Përveç bibliotekës që e kemi shumë të pasur, ka piktura edhe skulptura, secila prej tyre mbart një kujtim”, – rrëfente Sadije Agolli në intervistën e sja të fundit, për Report TV.

Tha në atë kohë se kjo mund të ishte intervista e saj e fundit që fliste kaq gjatë. Burimi Shqiptarja.com

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *