Ndalimi i kumarit, mazhoranca kërkon miratimin me procedurë të përshpejtuar

Kryesore Politikë

 

 

Maxhoranca është e vendosur për ti shkuar deri në fund nismës për ndalimin e basteve dhe kazinove në zonat e banuara. Jo vetëm kaq, por ajo duket se kërkon që ta miratojë sa më shpejt si një mënyrë për të shmangur presionin që po vjen çdo ditë e në rritje nga grupet e interesit.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar projektligjin për bastet. Nga foltorja e parlamentit, Balla kërkoi të miratohet vendimi për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për bastet dhe javën e ardhshme të vijë në seancë për t’u votuar.

 

“Unë kam besim që Kuvendi sot, grupi i PS do ta mbështesë vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, i bëj thirrje PD-së që në largimin me bojkot pa arsye të shfrytëzojë seancën e së enjtes për t’u kthyer në parlament dhe për të votuar këtë projektligj të rëndësishëm.

Nuk ka vëmendje më të madhe për njerëzit se sa PD dhe LSI dhe Dash Shehi dhe Vangjel Dule të vijnë të enjten e ardhshme në seancë dhe të votojnë këtë projektligj shumë të rëndësishëm”, deklaroi Balla.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *