Ndalimi nga policët serb, reagon socialisti Ndreu: Ja e vërteta

Lajme Politikë

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj lajmit të dhënë për incidentin përpara Parlamentit të Serbisë.

Me ane te nje postim ne Facebook, Ndreu hedh poshte se vete ai ka provokuar duke bere shqiponjen qe ka shkaktuar edhe incidentin me policine serbe dhe se nuk eshte ndaluar. Edhe pse lajmi eshte dhene nga mediat serbe, Ndreu sulmon portalet shqiptare.

Postimi i plote i Ndreut ne Facebook

Dua të sqaroj publikun në lidhje me një lajm të dhënë sot nga kazani mediatik, që sipas tyre qenkam ndaluar në Serbi nga policia.

Të nderuar qytetar ju siguroj që është një lajm i rremë dhe i tjetërsuar nga pseudoportalet tona të famshme.

E VERTETA ËSHTË KJO:

Dy miqte te mi kane dale ga makina per të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke berë simbolin e shqiponjes. .
Unë personalisht kam qëndruar në makinë dhe nuk kam zbritur fare. Kam parë më pas duke levizur ca gazetarë dhe stafin e sigurisë së parlamentit. Madje, ata më treguan edhe se çfarë ndodhi. Jemi sqaruar aty në moment, pa asnjë incident dhe kemi vazhduar rrugën tonë. Nuk është ndaluar askush, aq me pak une !

Më vjen keq ta them por është e turpshme të shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu është ndaluar apo ka bërë shqiponjen tek parlamenti i Serbisë pë të provokuar. Nuk e kuptoj sa të pacipë janë gazetarët tanë që e deformojnë në këtë formë ngjarjen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *