Ndërron jetë aktorja e “Kumbarit” (Foto)

Kinema Kulturë

Këngëtarja dhe aktorja Morgana King ka ndërruar jetën në moshën 87-vjeçare. King, e cila ka interpretuar në filmin “Kumbari”, ku luante rolin e bashkëshortes së Don Vito Corleone, vuante nga kanceri dhe ka vdekur në mars, por vetëm tani është zbuluar ky fakt. Ajo luajti rolin e gruas se Kumbarit, rolin e te cilit e luante Marlon Brando.

Sipas “Washington Post”, Morgana King ka ndërruar jetë në 22 mars, në Palm Springs të Kalifornisë. Ppor vdekja e saj nuk u raportua deri në këtë javë, kur miku i saj John Hoglund shkroi një postim prekes për të në Facebook. “Ajo ishte një nga këngëtaret më të respektuar dhe unike të xhazit të shekullit të kaluar,” shkroi Hoglund. “Ishim miq të mirë për më shumë se 30 vjet”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *