Ka ndërruar jetë ish-ministri dhe deputeti socialist Luan Hajdaraga në moshën 69-vjeçare.
Pas një beteje me sëmundjen e papritur Hajdaraga nuk ka arritur t’ja dalë.
Në Mars të këtij viti ai pësoi goditje në tru teksa po udhëtonte me makinë nga Maqedonia në Shqipëri.
Mjekët thanë se Hajdaraga kishte pësuar ishemi masive në tru. Ai pësoi paralizë në gjysmën e trupit por fitoi vetëdijen shumë shpejt pas goditjes.
Me gjithë trajtimet disa-mujore, ai ka ndërruar jetë këtë të hënë në urgjencën e QSUT-së para pak minutash.