Ndërtimi i bazës ushtarake në Kuçovë, reagon Majko

Lajme Politikë

Ministri i Shtetit per Diasporen, Pandeli Majko ka reaguar ndaj lajmit te dhene per krijimin e bazes ajrore te  Kuçovës si nje aerport te NATO-s.

Pas lajmit te publikuar nga kryeministri Edi Rama, Majko, qe dikur ka qene kryeminister ne kohen e luftes me Serbise dhe Kosoves, si dhe minister i Mbrojtjes e ka cilesuar kete vendim te NATO-s si nje mundesi per paqe ne rajonin e Ballkanit.

“U mor Vendimi nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për Bazë Ushtarake të NATO-s në Shqipëri… Bazë për paqen në rajon”, shkruan Majko ne Facebook,.

Baza ushtarake do të ndërtohet me fondet e NATO-s dhe në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë. NATO pritet te shpenzoje mbi 50 milione euro per kete baze ajrore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *