Ndodh mrekullia në Premier League, Liverpool turpërohet nga Uatford

Botë Sport

Pas 28 ndeshjesh, Liverpool më në fund është mposhtur në Premier League. Ekip i Uatford ka shokuar kampionët e Europës dhe të Botës, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Askush nuk e priste, askush nuk e parashikonte.

Fusha e Uatford është delikate, por pas një pjesë të parë të mirë të Liverpool dhe pas dëmtimit horror të yllit të Watford, Gerard Deuolofeu, mendohej se të kuqtë e Jurgen Klopp do të kishin një fitore rutinë.

Megjithatë, Ismaila Sarr shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë dhe shokoi Liverpoolin kryesues. Të besuarit e Klopp nuk arritën të reagonin dhe kapiteni Troy Deeney vendos qershinë mbi tortë, duke i dhënë fitoren historike Liverpoolit. Të paktën dhe këtë sezon, Arsenali mban petkun e kampionit si ekipi i vetëm pa asnjë humbje në Premier League./abcnews.al

Premier League, java 28

Watford – Liverpool  3-0
Sarr 54′ 60′, Deeney 72′

https://tiger.cdnja.co/v/rl/rLj9v.mp4?secure=7k94T7xzX2NK5wZEDzCoRQ&expires=1583015400

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *